Ndërlidhjet

Putin: Ukraina “buzë luftës civile”


Vladimir Putin
Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka tërhequr vërejtjen se Ukraina gjendet “buzë luftës civile”.

Presidenca ruse ka thënë se këto komente Putin i ka bërë gjatë bisedës telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për situatën në Ukrainë.

Këto komente u bënë disa orë pasi forcat e armatosura të Ukrainës e rimorën kontrollin ndaj një baze të vogël ajrore në pjesën lindore të këtij vendi, ku separatistët pro-rusë, në nëntë qytete, i kanë okupuar ndërtesat qeveritare dhe kapacitetet e tjera.

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, tha se baza në Kramatorsk ishte “çliruar”.

Sipas raporteve, një tjetër operacion “anti-terror” po zhvillohet në qytetin e afërt Sllovjansk, megjithqë ende ka shumë pak detaje.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka përshkruar përgjigjen e autoriteteve të Ukrainës ndaj situatës “së paqëndrueshme” në pjesën lindore, si të “rregullt”.
XS
SM
MD
LG