Ndërlidhjet

Putin: Ka humbur besimi me SHBA-në


Vladimir Putin
Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se besimi midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka humbur “në një masë të caktuar”, por, sipas tij, “nuk është faji i Moskës”.

Gjatë sesionit të pyetje-përgjigjeve, Putin ka thënë se besimi ka humbur shumë kohë para krizës në Krime.

Ai ka theksuar se Rusia do që të rikthejë bashkëpunimin, por ka thënë se Uashingtoni duhet të ndalojë përdorimin e “standardeve të dyfishta” dhe të respektojë interesat e të tjerëve, si dhe ligjin ndërkombëtar.

Putin po ashtu ka thënë se Moska nuk do që t’i prishë marrëdhëniet me Evropën.
XS
SM
MD
LG