Ndërlidhjet

Obama, i matur pas marrëveshjes së Gjenevës


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se marrëveshja e arritur në bisedimet e Gjenevës për Ukrainën ofron mundësinë që diplomacia të shtensionojë situatën në këtë vend.

Obama ka thënë se çështja tani është se sa do të përdorë Rusia ndikimin e saj për të rivendosur rendin në Ukrainë.

Presidenti amerikan ka thënë se ai është duke diskutuar me aleatët sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, nëse nuk ka përparim.

Obama ka theksuar se duke marrë parasysh performancën e kaluar të Rusisë, ai është skeptik.

Obama i ka bërë këto komente në Shtëpinë e Bardhë, pas bisedimeve të së enjtes në Gjenevë që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Ukrainën, Rusinë dhe Bashkimin Evropian.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG