Ndërlidhjet

Rusia e dënon për shpifje aktivistin anti-korrupsion


Aktivisti rus, Aleksei Navalny
Aktivisti rus, Aleksei Navalny
Aktivisti anti-korrupsion dhe njëherazi opozitari rus Aleksei Navalny, është dënuar për shpifje nga Gjykata e Qarkut Babushkinsky e Moskës.

Gjykata e Moskës e ka trajtuar këtë rast pasi që nga deputeti komunal Aleksei Lisovenko ishte dërguar një padi ndaj Navalny, në të cilën thuhej se aktivisti Navalny në rrjetin e tij social Twitter, e ka postuar një mesazh duke iu referuar Lisovenkos, si person i droguar.

Gjyqtarja Anna Nekryach në vendimin e saj, tha se aktivisti e ka kryer veprën penale të shpifjes, dhe e dënoi atë që të paguajë një gjobë prej 8 mijë e 350 dollarësh.

Navalny gjendet në arrest shtëpiak që nga shkurti, për pjesëmarrëjen e tij në një tubim për të cilin nuk ishte dhënë leja.

Ai aktualisht është duke e vuajtur një dënim me kusht, për veprën penale vjedhje, rast ky për të cilin ai thotë se është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG