Ndërlidhjet

Obama nisë vizitën një javore në Azi


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama sot ka nisur turneun një javor në Azi.

Ai do të arrijë gjatë ditës së sotme në Japoni për të vazhduar më tutje në Korenë Jugore, Malajzi dhe Filipine.

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar këtë udhëtim të Obamës si një udhëtim me qëllim të “ribalancimit” të raporteve mes politikës së Lindjes dhe politikës së jashtme amerikane.

Kjo vizitë, është e pesta për Barak Obamën që nga koha kur është zgjedhur president.

Obama do të jetë presideni i parë amerikan që e viziton Malajzinë që nga Lyndon Johnson, në vitin 1966.

Çështjet tregtare, tensionet me Korenë Veriore dhe këmbngulësia e Kinës rreth ishujve japonez, do të jenë në krye të agjendës së tij.

Presidenti amerikan Barak Obama e ka siguruar Japoninë se ishujt në detin lindorë të Kinës që janë të diskutueshme në mess të Tokios dhe Pekinit, janë pjesë e Japonisë.

Obama i ka bërë këto komente për një gazetë japoneze pak para nisjes së tij për në turne në Azi.

Aktualisht ekzistojnë edhe shqetësimet se Koreja Veriore mund të zhvillojë një provë bërthamore.
XS
SM
MD
LG