Ndërlidhjet

A. Saudite: 92 vetë të vdekur nga virusi i Lindjes së Mesme


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e shëndetësisë e Arabisë Saudite ka njoftuar se kanë vdekur edhe pesë vetë nga sindromi i frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (MERS), kështu që tash numri i të vdekurve nga ky virus në këtë vend arriti në 92.

Sipas të dhënave zyrtare, 313 njerëz janë të infektuar me këtë virus, prej se është shënuar rasti i parë në shtator të vitit 2012.

Më 22 prill është shkarkuar ministri i shëndetësisë për shkak të rritjes së infektimeve me MERS.

Nga ana tjetër, sot në Egjipt është regjistruar rasti i parë me MERS, pasi një person që kishte ardhur nga Arabia Saudite, doli pozitiv në testin për këtë virus.

MERS është i ndërlidhur me virusin SARS, nga i cili në vitin 2003 kanë vdekur 800 njerëz në mbarë botën.

Tash për tash nuk ka ndonjë mjekim për virusin MERS dhe nuk është e njohur se si ai transmetohet.
XS
SM
MD
LG