Ndërlidhjet

Në Teheran arrestohen disa aktivistë të punës


Iran
Iran
Disa aktivistë të punës janë arrestuar sot në Teheran, derisa janë mbledhur për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Majin.

Aktivisti Davood Razvai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se rreth 23 protestues janë arrestuar.

Ai ka thënë se arrestimet dëshmojnë mungesën e tolerancës së Qeverisë iraniane edhe për një formë të vogël të mospajtimit.

“Shoferët kanë dashur të shpërndajnë lule dhe ëmbëlsira”, ka thënë Razvai për REL-in.

Ebrahim Madadi, anëtar i lartë i Sindikatës së Punëtorëve në Teheran, është në mesin e të arrestuarve.

Ai thuhet se është rrahur dhe transferuar në një vend të panjohur.
XS
SM
MD
LG