Ndërlidhjet

Shefi i OSBE-së kërkon që gazetarët të kenë qasje në dokumente publike


Ilustrim
Ilustrim
Në prag të 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, iu ka bërë thirrje institucioeve të Kosovës që gazetarëve t’iu sigurohet qasje e papenguar në dokumentet publike si dhe të gjindet një zgjidhje afatgjate për financimin e trasnmetuesit të vetëm publik të Kosovës, Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas një kumtese të lëshuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, Schlumberger i ka inkurajuar institucionet lokale dhe ato qendrore që tu japin gazetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe individëve qasje të plotë në dokumentet publike, në pajtim me kornizën ligjore.

Kjo, sipas tij, do të ndihmonte në rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.

“Mungesa e zgjidhjes financiare afatgjate për RTK-në po kërcënon që të pengojë pavarësinë e saj editoriale dhe të ndërhyjë në detyrën për të informuar, edukuar dhe argëtuar publikun në mënyrë profesionale, etike dhe të paanshme,” tha Schlumberger.

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shprehjes, misioni i OSBE-së në Kosovë, ka mbështetur mbajtjen e pesë debateve televizive.
XS
SM
MD
LG