Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në Irak brenda 24 orësh


Irak - foto arkivi
Irak - foto arkivi
Dhuna në Irak raportohet të ketë vrarë dhjetëra njerëz në 24 orët e fundit.

Gjakderdhja ndodh derisa zyrtarët numërojnë votat e zgjedhjeve të përgjithshme të 30 prillit – të parat që nga largimi i trupave amerikane në fund të vitit 2011.

Tre njerëz janë vrarë në Bagdad dhe në qytetin verior të Mosulit të dielën.

Në provincën Falluxha, bombardimet në zonat jugore kanë vrarë së paku pesë njerëz.

Nuk është ende e qartë se kush qëndron prapa bombardimeve, që kanë nisur të shtunën.

Në veri të Bagdadit, dje janë vrarë edhe 11 persona, nga sulmi në një autobus që transportonte pelegrinë shiitë.

Po dje, policia ka gjetur trupat e tetë anëtarëve të një familjeje, të qëlluar për vdekje, në juglindje të Bagdadit.

Iraku është duke kaluar nëpër dhunën më të keqe që nga konflikti sektar më 2006-2007, i cili ka vrarë dhjetëra-mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG