Ndërlidhjet

Vdes zhytësi që kërkonte viktimat e tragjedisë në Korenë J.


Kore e Jugut - foto arkivi
Kore e Jugut - foto arkivi
Një zhytës, i cili ishte në kërkim të dhjetëra personave të zhdukur nga mbytja e anijes në Korenë e Jugut, ka vdekur.

Qeveira jugkoreane ka thënë se zhytësi 53-vjeçar është nxjerrë në sipërfaqe nga zhytësit e tjerë.

Mbi 260 njerëz kanë vdekur – shumica nga ta nxënës të së njëjtës shkollë të mesme – kur anija Sewol është fundosur në bregdetin jugor të Koresë Jugore, më 16 prill.

Mbi 40 persona vazhdojnë ende të figurojnë të zhdukur.

Pavarësisht vdekjes së zhytësit, të tjerët kanë vazhduar kërkimet.
XS
SM
MD
LG