Ndërlidhjet

Rinisin kërkimet për të zhdukurit nga rrëshqitja e dheut në Afganistan


Badakshan, Afganistan
Badakshan, Afganistan
Në Afganistan kanë rinisur operacionet për kërkimin e trupave që janë varrosur nga rrëshqitja e dheut në provincën Badakshan, pasi të afërmit e të zhdukurve janë ankuar për vendimin e qeverisë për të ndaluar operacionin.

Rrëshqitja e dheut, pas shirave të dendur, ka shkatëruar fshatin Ab Barek më 2 maj, me shumë viktima që besohet se janë varrosur nën 50 metra baltë.

Kërkimet janë anuluar në fundjavë, pasi lokacioni i fatkeqësisë ka qenë i paarritshëm.

Por, me vetëm 350 trupa të gjetur dhe më shumë se 2,000 të tjerë të zhdukur, fshatarët kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për të ndaluar operacionet e kërkimit.

Rreth 700 familje janë zhvendosur nga katastrofa dhe jetojnë në ambiente të hapura përreth fshatit të shkatërruar.
XS
SM
MD
LG