Ndërlidhjet

44 viktima në Serbi e Bosnje, fillon pastrimi pas përmbytjeve


Ilustrim
Ilustrim
Në Serbi dhe në Bosnje kanë filluar operacionet për pastrimin e disa zonave pas përmbytjeve masive të ditëve të fundit.

Mijëra persona janë evakuar si rezultat i përmbytjeve në të dyja këto shtete.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se 44 persona kanë vdekur deri më tani dhe atë 16 në Serbi, 27 në Bosnje dhe 1 në Kroaci.

Autoritetet e atjeshme po i frikësohen shpërthimit të ndonjë sëmundje që mund të vije nga temperaturat e larta në kohën kur mijëra kafshë janë mbytur nga përmbytjet.

Niveli i ujit është ende në rritje në Beograd të Serbisë dhe në perëndim të Serbisë, në drejtim të kufirit me Bosnjen.

Në Bosnje, ku një e treta e vendit është përfshirë nga përmbytjet, në rreth 300 vende ka pasur rrëshqitje të dheut dhe atë kryesisht në verilindje.

Zyrtarët në Bosnje janë gjithashtu të shqetësuar se përmbytjet mund të nxjerrin në pah minat e mbetura nga lufta e viteve 1992-1995.
XS
SM
MD
LG