Ndërlidhjet

Një milion njerëz në Bosnjë, të prekur nga përmbytjet


Bosnjë
Bosnjë
Më shumë se një e katërta e qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës, përkatësisht një milion njerëz, janë prekur nga përmbytjet më të këqija që kanë goditur Ballkanin në më shumë se 100 vjet, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Bosnjës, Zllatko Llagumxhija.

Në një konferencë për gazetarë, Llagumxhija ka thënë se mbi 100,000 shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë krejtësisht të papërdorshme dhe se rreth një milion njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.

“Pasojat e përmbytjeve janë të frikshme”, ka thënë Llagumxhija.

Përmbytjet kanë goditur rëndë edhe Serbinë.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG