Ndërlidhjet

Thirrje për protesta paqësore në Ukrainë


Rinat Akhmetov
Rinat Akhmetov
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka bërë thirrje për protesta paqësore kundër kryengritjes pro-ruse në lindje të vendit.

Përmes një deklarate televizive, Akhmetov ka thënë se “njerëzit janë lodhur duke jetuar në frikë dhe terror”.

Ai ka paralajmëruar se aksionet e separatistëve pro-rusë, të cilët kanë uzurpuar ndërtesat qeveritare në lindje të Ukrainës, do të mund të çonin në gjenocid.

Akhmetov u ka bërë thirrje fabrikave metalurgjike që ka nën kontrollin e tij që të dalin në protesta paqësore sot në mesditë.

Pasuria e Akhmetovit llogaritet në 12 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG