Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga takon kryeprokurorin e shtetit


Atifete Jahjaga, foto nga arkivi
Atifete Jahjaga, foto nga arkivi
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot me kryeprokurorin e shtetit, Ismet Kabashi dhe me kryetarin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmani.

Temë diskutimesh në këto takime ishin organizimi, siguria dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat do të mbahen më 8 qershor.

Autoritetet e larta vendore dhe ato ndërkombëtare po bëjnë thirrje në vazhdimësi për organizimin e një procesi të rregullt zgjedhor, duke vënë në pah rëndësinë e këtij procesi.

Bashkimi Evropian do të dërgojë javën tjetër në Kosovë 90 vëzhgues të cilët do të përcjellin nga afër gjithë procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit.
XS
SM
MD
LG