Ndërlidhjet

Lavrov me porosi drejt udhëheqjes së re ukrainase


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska shpreson që Petro Poroshenko, do të bëjë gjithçka për ta parandaluar mbizotërimin e ekstremistëve në Ukrainë.

Si çelës i zgjidhjes në Ukrainë, sipas tij, është dialogu në mes të Kievit dhe përfaqëuesve të rajoneve në lindje.

Teksa ka folur për mediat në Moskë, Lavrov e ka paralajmëruar udhëheqjen e re të Ukrainës, që të mos e vazhdojë operacionin e saj kundër seperatistëve në lindje.

Fushata zgjedhore në Ukrainë sipas tij, nuk ka kaluar pa probleme, por e ka përsëritur qëndrimin e presidentit Vladimir Putin, se Rusia do ta respektoj vullnetin e popullit të Ukrainës.

Lavrov ka shtuar se Rusia është e gatshme që të zhvilloj dialog me Poroshenkon, i cili e ka shpallur fitoren prej presidenti, qysh mbrëmjen e së dielës.
XS
SM
MD
LG