Ndërlidhjet

Në Egjipt vazhdojnë votimet për presidentin


Kajro
Kajro
Egkiptianët janë duke votuar në ditën e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve presidenciale.

Zgjedhjet vijnë afro një vit pasi ushtria ka përmbysur Muhammad Morsin, presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Lideri islamik është rrëzuar pas protestave masive kundër tij.

Njeriu që ka udhëhequr grushtshtetin, ish-gjenerali ushtarak, Abdel Fattah al-Sisi, është favorit për t’u bërë president.

Ai sfidohet nga vetëm një kandidat, politikani majtist, Hamdeen Sabahi.

Autoritetet kanë zgjatur orarin e votimeve për shkak të radhës së njerëzve që presin për të votuar.
XS
SM
MD
LG