Ndërlidhjet

Egjipi vazhdon votimet edhe të mërkurën


Kajro
Kajro
Komisioni Zgjedhor i Egjiptit ka vazhduar votimet për presidentin edhe për një ditë.

Agjencia shtetërore e lajmeve MENA ka cituar një zyrtar zgjedhor të ketë thënë se vendimi për të vazhduar zgjedhjet edhe më 28 maj është marrë “për t’i dhënë shans një numri më të madh të votuseve që të hedhin votat”.

Zgjedhjet presidenciale në Egjipt janë mbajtur sot dhe dje.

Zgjedhjet vijnë afro një vit pasi ushtria ka përmbysur Muhammad Morsin, presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Lideri islamik është rrëzuar pas protestave masive kundër tij.

Njeriu që ka udhëhequr grushtshtetin, ish-gjenerali ushtarak, Abdel Fattah al-Sisi, është favorit për t’u bërë president.

Ai sfidohet nga vetëm një kandidat, politikani majtist, Hamdeen Sabahi.
XS
SM
MD
LG