Ndërlidhjet

Egjipti në ditën e tretë të zgjedhjeve presidenciale


Kajro
Kajro
Zgjedhjet presidenciale në Egjipt kanë hyrë në ditën e tretë, pasi autoritetet kanë zgjatur votimet në përpjekje për të rritur pjesëmarrjen.

Ish-shefi i ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi, shihet si favorit për të fituar.

Ai përballet me vetëm një sfidues, politikanin majtist, Hamdeen Sabahi.

Sisi ka udhëhequr përmbysjen e presidentit islamik, Muhammad Morsi, korrikun e kaluar.

Zgjedhjet në Egjipt fillimisht janë paraparë vetëm për 26 dhe 27 maj.
XS
SM
MD
LG