Ndërlidhjet

NATO: Kriza në Ukrainë dominon në Asamblenë Parlamentare


Kriza në Ukrainë do të jetë tema kryesore e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet sot në Vilnius të Lituanisë.

Ky tubim po bëhet në periudhën e rritjes së shqetësimeve në shtetet baltike dhe në Evropën Lindore, për rolin e Rusisë në krizën e Ukrainës.

Asambleja, në të cilën marrin pjesë të dërguarit nga 28 shtetet anëtare, vendet partnere, Parlamenti Evropian dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, pritet ta miratoj një rezolutë për Ukrainën.

Sa i përketë zgjerimit të NATO-s në lindje, Aasambleja Parlamentare pritet ta krijoj një dokument të ri ku do të theksohet nevoja që aleanca t’i ketë dyert e hapura për zgjerim në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG