Ndërlidhjet

Iran: Përkundër presionit ndërkombëtar, ekzekutohet një person


Gholamreza Khosravi Savadjani
Gholamreza Khosravi Savadjani
Irani e ka ekzekutuar me varje, personin Gholamreza Khosravi Savadjani, përkundër presionit ndërkombëtar për ta ndalur ekzekutimin.

Mediat zyrtare iraniane raportuan se varja është bërë sot.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA raportoi se Savadjani ishte dënuar me vdekje në vitin 2010, për dhënie të parave dhe për ndihmën e një grupi të muxhahedinëve.

Ky grup me emrin Mujahedeen-e-Khalq synon përmbysjen e udhëheqjes së Republikës Islamike të Iranit.

Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International, e kanë kritikuar procesin gjyqësor kundër Savadjanit, duke e cilësuar si jokorrekt.

Pas Kinës, Irani është vendi që bën më së shumti ekzekutime në botë, sipas Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG