Ndërlidhjet

Assadi fiton zgjedhjet presidenciale


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Bashar al Assad është rizgjedhur president i Sirisë.

Kryetari i parlamentit i këtij shtetit ka njoftuar më 4 qershor se Assadi ka marrë afërsisht 89 % të votave, duke mundur lehtësisht dy kandidatë të tjerë.

Dalja në zgjedhje është thënë se ka qenë mbi 73 %.

Votimi është mbajtur më 3 qershor vetëm në zonat që janë nën kontrollin e forcave lojale ndaj Assadit.

Opozita e vendit i ka denoncuar zgjedhjet gjatë luftës civile si farsë, një kritikë kjo e thënë edhe nga vendet perëndimore, duke përfshirë edhe SHBA-të.

Gjatë një vizite në Liban, Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se zgjedhjet nuk kanë ndryshuar asgjë në Siri.
XS
SM
MD
LG