Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – 25 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim
Nga dy sulme me makina – bomba në pjesën veriore të Irakut janë vrarë së paku 25 vetë dhe plagosur 35 të tjerë.

Eksplodimet kanë ndodhur sot në qytetin Muvafakija, 400 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad.

Raportohet se cak i këtij sulmi ishte pakica etnike shabake, e cila shpeshherë sulmohet nga ekstremistët islamikë, të cilët pjesëtarët e këtij grupi i konsiderojnë të pafe.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm.
XS
SM
MD
LG