Ndërlidhjet

TV rus, apel presidentit të ri ukrainas


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Menaxhmenti i televizionit rus, “Zvezda” ka apeluar te presidenti i ri ukrainas, Petro Poroshenko që të ndihmojë në sigurimin e lirimit të dy gazetarëve të tyre të cilët janë zhdukur në lindje të Ukrainës më 4 qershor.

Përmes një deklarate, edhe ministria e jashtme e Rusisë ka kërkuar nga Kievi që të ndërmerr masa të menjëhershme për lirimin e pa kusht të dy qytetarëve rusë.

Televizioni “Zvezda” ka njoftuar në faqen e saj të internetit se tonisti, Andrei Sushenkov dhe kameramani, Anton Malyshev, zyrtarisht kanë hyrë në Ukrainë më 4 qershor për të mbuluar inaugurimin presidencial të Poroshenkos në Kiev, ngjarje që ndodhi sot.

Mirëpo, më pas ka humbur kontaktet me ta pasi janë ndaluar në një pikë kontrolli në Donetsk, rrugës për në Sllvjansk.

Televizioni rus ka thënë se gazetarët i kanë telefonuar producentit në Moskë më 4 qershor për t’i treguar se po kontrollohen nga disa persona në pikën e kontrollimit dhe se dokumentet e tyre janë marrë.
XS
SM
MD
LG