Ndërlidhjet

Lutje për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve


Papa Françesku
Papa Françesku
Papa Françesku organizon sot në Vatikan lutjet për paqe me presidentin e Izraelit, Shimon Peres, dhe liderin palestinez, Mahmud Abbas.

Gjesti simbolik për nxitjen e dialogut vjen në kohën e tensioneve të larta midis dy palëve.

Palestinezët së fundmi kanë formuar një qeveri të unitetit, të mbështetur nga grupi islamik i Hamasit.

Izraeli, në anën tjetër, planifikon të zgjerojë ndërtimet në territoret e pushtuara palestineze, duke ndërtuar rreth 3,200 shtëpi të reja.

“Lutja është e gjithëfuqishme. Le ta përdorim atë për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme dhe në botë”, ka shkruar Papa në Twitter.

Vatikani ka theksuar se lutja nuk do të jetë ndërfetare.
XS
SM
MD
LG