Ndërlidhjet

Obama: Çdo opsion i hapur për Irakun


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se të gjitha opsionet janë të hapura për të ndihmuar Irakun që të luftojë militantët islamikë.

Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë “hise” për të siguruar se xhihadistët nuk krijojnë terren të përhershëm në Irak ose në rajon.

Ai ka thënë se Irakut do t’i duhet më shumë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar, por nuk ka specifikuar se çfarë lloj ndihme është i gatshëm Uashingtoni të ofrojë.

Duke e përshkruar situatën në Irak si një emergjencë të qartë, Obama ka thënë se nuk përjashton asgjë.

Ai i ka bërë këto komente në Shtëpinë e Bardhë, pasi ka takuar kryeministrin e Australisë, Tony Abbott.

Militantët e lidhur me Al Kaidën kanë marrë nën kontroll këtë javë dy qytete kryesore të Irakut, Mosulin dhe Tikritin, dhe janë zotuar se do t’ia mësyjnë Bagdadit.
XS
SM
MD
LG