Ndërlidhjet

Situata në Irak rrit çmimet e naftës


Irak
Irak
Çmimet naftës së papërpunuar janë rritur në nivelin më të lartë në dhjetë muaj, për shkak të shqetësimeve se zhvillimet në Irak mund të ndikojnë furnizimet globale me naftë.

Në këmbimoren New York Mercantile, furnizimet për korrik kanë kaluar 107 dollarë për fuçi.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, grup i lidhur me Al Kaidën, ka marrë këtë javë kontrollin e qyteteve kryesore në Irak, përfshirë Mosulin dhe Tikritin, dhe ka kërcënuar se do t’ia mësyjë Bagdadit.
XS
SM
MD
LG