Ndërlidhjet

Shpërthimi në tubin e gazit, mund të jetë akt terrorist


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se zyrtarët po e shikojnë për disa arsye të shpërthimit në tubacionin e gazit, mirëpo terrorizmi apo sabotimi janë dy prej teorive “kyqe” të mundshme.

Avakov ka thënë se banorët vendor kanë raportuar se kanë dëgjuar dy shpërthime të vogla para shpërthimit të madh i cili e shkatërroi një pjesë të tubacionit.

Shpërthimi ka ndodhur në Poltavksa Oblast që e kufizon rajonin lindor të Kharkivit dhe Dnipropetrovskit, zona ku po luftohet mes forcave qeveritare dhe separatistëve prorus.

Shpërthimi ka ndodhur përgjatë tubacionit Urengoy Pomory Uzhgorod, që mund të transportojë deri 29 miliardë metër kub gaz, çdo vit nga Rusia, në Slovaki, Hungari dhe Rumani, ku furnizon tubacionet e tjera që e çojnë gazin më tej në Evropë.

Gazpromi rus ka thënë se nuk do të ketë ndërprerje të rrjedhës së gazit për në Evropë pasi tubacione paralele mund ta kryejnë këtë punë.
XS
SM
MD
LG