Ndërlidhjet

SHBA: Harley-Davidson prodhon motoçikletë elektrike


Ilustrim
Ilustrim
Prodhuesi i njohur amerikan i motoçikletave, Harley-Davidson, e ka paraqitur modelin e parë elektrik të tij.

Në kuadër të Project LiveWire, 30 motoçikleta të zeza do të hedhen në qarkullim në gjithë Shtetet e Bashkuara këtë vit, në mënyrë që të shihet reagimi i tregut.

Vitin e ardhshëm kjo do të zgjerohet në Kanada dhe Evropë, por kompania thotë se nuk ka plane të menjëhershme për daljen e motoçikletave të reja në tregun e përgjithshëm.

Kjo motoçikletë ofron shpejtësi prej 150 kilometrash në orë dhe mund të lëvizë afro 200 kilometra me baterinë litiumim-jon.

Rimbushja e baterisë do të zgjaste një orë.
XS
SM
MD
LG