Ndërlidhjet

Nice: Ndalohen flamujt e vendeve të tjera


Flamuri kombëtar i Francës
Flamuri kombëtar i Francës

Autoritetet në qytetin francez, Nice, e kanë ndaluar përkohësisht “valëvitjen e dukshme të flamujve të huaj”, në qendër të qytetit bregdetar francez, duke përmendur shqetësimet rreth sigurisë si arsye.

Njoftimi i bërë publik sot, disa orë para mbajtjes së ndeshjës Gjermani – Algjeri në kuadër të Kupës së Botës që në futboll që po zhvillohet në Brazil.

Kryetari i këtij qyteti, Christian Estrosi, që e ka nënshkruar vendimin, ka thënë se ndalimi do të mbahet në fuqi deri në fund të Kupës së Botës në Brazil.

“Prej fillimit të Kupës së Botës, për fat të keq kemi vërejtur sjellje jo të tolerueshme që në mënyrë të rëndë e cënojnë rendin publik”, ka shtuar Estrosi.

Pas dy ndeshjeve të fundit në Kupën e Botës, rreth 100 persona janë arrestuar për sjellje të dhunshme në të gjithë Francën, shtet ky në të cilin jeton një komunitet i madh i njerëzve me origjinë nga Algjeria.

XS
SM
MD
LG