Ndërlidhjet

Putin: Perëndimi po e destabilizon rajonin


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka akuzuar perëndimin se po bën përpjekje që të shfrytëzojë krizën në Ukrainë për të destabilizuar tërë rajonin.

Gjatë një takimi me ambasadorët rusë në Moskë, Putin ka thënë se “ngjarjet e nxitura nga perëndimi në Ukrainë janë një manifestim i koncentruar në politikat e kontrollit ndaj Rusisë”.

Ai gjithashtu ka thënë se “Rusia do të vazhdoj të mbroj rusët etnikë jashtë kufinjëve, duke përdorur mjete politike, ekonomike dhe humanitare”.

Putin gjithashtu ka thënë se Rusia dhe partnerët evropianë nuk kanë arritur që ta bindin presidenti ukrainas, Petro Poroshenko që të mos e zgjedh rrugën e dhunës.

Ai ka thënë se Poroshenko “e ka marrë përsipër përgjegjësinë për nisjen e veprimeve në betejë në Ukrainë” kur vendosi që të mos e shtyjë armëpushimin 10 ditor me separatistët pro rus në lindje të Ukrainës, që skadoi mbrëmë.

XS
SM
MD
LG