Ndërlidhjet

Sarkozy akuzohet për korrupsion


Ish Presidenti francez, Nicolas Sarkozy (ARKIV)
Ish Presidenti francez, Nicolas Sarkozy (ARKIV)

Prokurorët francez kanë thënë sot se ish presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy është akuzuar për korrupsion dhe për ndikim në një hetim penal.

Vendimi është bërë publik pasi Sarkozy është marrë në pyetje për 15 orë, duke e shënuar kështu edhe herën e parë që një shef shteti të paraburgoset.

Sarkozy është marrë në pyetje dje nga hetuesit kundër korrupsionit në Nanterre, në pjesën perëndimore të Parisit, pasi avokatët e tij dhe dy gjyqtarë janë mbajtur për tu marrë në pyetje një ditë para Sarkozys.

Mediat franceze raportojnë se Sarkozy, 59 vjeçar, dyshohet për marrjen e informacioneve nga një prej gjyqtarëve rreth zhvillimit të një hetimi.

Ai dyshohet se është informuar se telefoni i tij celular po përgjohet nga gjyqtarët që po hetonin për dyshimet se fushata parazgjedhore e tij e vitit 2007 ishte financuar nga ish diktatori i Libisë, Muammer Gadafi.

XS
SM
MD
LG