Ndërlidhjet

Vriten pesë policë afganë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Së paku pesë policë afganë janë vrarë gjatë një sulmi të kryengritësve në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Shefi i policisë së qarkut, Shir Ahmad, është në mesin e të vrarëve në qarku Herat, kur vetura e viktimave u qëllua nga një raket.

Asnjë grup deri më tash nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Dhuna është rritur pasi talibanët i kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë në Afganistan, pak para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Ky rezultat pritet shpallet sot, pak para mesditës.

XS
SM
MD
LG