Avokati Anatoly Kucherena, ka konfirmuar se ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, zyrtarisht ka këkruar që t’i zgjatet qëndrimi i tij në Rusi.
Avokati Kucherena tha sot se viza aktuale e klientit të tij Snowden, i skadon më 31 korrik, por ai ka refuzuar të tregoj se çfarë lloji të statusit të vizës ka kërkuar Snowden.
Edward Snowden është i kërkuar në Shtetet e Bashkuara për zbulimin e informacioneve sekrete.
Ai kishte punuar për Agjencinë e Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, dhe prej muajit qershor të vitit të kaluar jeton në Rusi.