Ndërlidhjet

Izraeli e pranon propozimin për armëpushim


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu (ARKIV)
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu (ARKIV)

Kabineti qeveritar izraelit e ka pranuar propozimin e Egjiptit për t’i dhënë fund konfliktit një javor me militantët e Hamasit në Rripin e Gazës, konflikt ky që deri më tash ka marrë jetën e 185 palestinezëve.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se kabineti është takuar mëngjesin e së martës dhe e ka pranuar propozimin.

Hamasi në anën tjetër e ka konfirmuar se është në dijeni për “lëvizjet diplomatike” për t’i dhënë fund konfliktit, por ende nuk ka thënë nëse e ka pranuar apo jo propozimin egjitpian.

XS
SM
MD
LG