Ndërlidhjet

Irak: 22 të vrarë në sulmet me bomba


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zyrtarët e Irakut thonë se një një seri sulmesh me bomba në tri qarqe kryesisht Shiite të Bagdadit, kanë vrarë së paku 15 persona, vetëm disa orë pas një bombë vetvrasëse në një zonë tjetër të kryeqytetit që vrau së paku 7 persona.

Sulmi vetvrasës në mëngjesin e sotëm e ka pasur si cak një pikë kontrolli në qarkun Abud Dsheer të pjesës jugore të Bagdadit.

Sulmi është përcjellur me tri bomba të tjera që u bën pas 10 minutash në Bayaa, rajonin jug perëndimor të Bagdadit, dhe dy zona të tjera.

Së paku 42 persona të tjerë thuhet se janë lënduar në këto sulme.

XS
SM
MD
LG