Ndërlidhjet

Gjuriq: Serbia do të marrë pjesë të përgjegjësive në Kosovë


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq

Serbia është e vendosur që “me pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës”, të marrë pjesë të rëndësishme të përgjegjësisë për siguri, qëndrueshmëri ekonomike dhe cilësi të jetës për komunitetin serb në Kosovë, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas tij, serbët në Kosovë kanë mbështetur zgjedhjen dhe konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

“Rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj është se seancën konstituive, për herë të parë që nga viti 1999, e ka udhëhequr Millka Vulloviq, serbe nga Leposaviqi, dhe atë në gjuhën serbe. Kjo është një gjë e madhe”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe.

I pyetur nëse pjesëmarrja e serbëve në Qeveri përfshin poste ministrore, Gjuriq ka thënë:

“Nuk jemi përqëndruar në sasitë e funksioneve, por në mundësitë që përmes tyre, të arrijmë prioritetet tona shtetërore dhe kombëtare”.

XS
SM
MD
LG