Më 28 korrik 1914, trupat austro-hungareze qëlluan me të shtënat e para gjatë pushtimit të Serbisë, që shënoi fillimin e Luftës së Parë Botërore. Konflikti rezultoi me më shumë se 16 milionë të vdekur ushtarakë dhe civilë, por nuk sollën fundin e dëshiruar dhe të ëndërruar. Njëqind vjet më vonë, të përfshira në këtë koleksion, imazhet e tmerrshme nga lufta, që ruajnë fuqinë dhe rëndësinë e tyre, janë zbuluar kohët e fundit dhe janë prezantuar para publikut.
Lufta e Parë Botërore: Skena të jetës dhe vdekjes
1
Një foto pa datë tregon ushtarë gjermanë që kalojnë një fushë, duke u ofruar të dorëzohen para trupave franceze, në një hendek në Massiges, Francë.
2
Një foto pa datë tregon ushtarë francezë gjatë qitjes nga një hendek në vijën e frontit, lokacion i panjohur në Francë.
3
Çiklistët francezë në frontin Champagne, Franca lindore, 22 shtator 1915.
4
Një sulm i gjermanëve me gaz në frontin lindor që ishte fotografuar nga një pilot rus. Imazhi i vitit 1916 është titulluar, "German Frightfulness from the Air".