Ndërlidhjet

Kinë: Nga tërmeti u vranë qindra njerëz


Pamje në provincën Siçuan në Kinë pas një tërmeti në vitin 2013
Pamje në provincën Siçuan në Kinë pas një tërmeti në vitin 2013

Së paku 367 njerëz janë vrarë dhe më se 1,800 të tjerë janë plagosur, nga një tërmet i fuqishëm në pjesën jugperëndimore të Kinës.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti me intensitet 6.1 shkallë e ka qëlluar dje pasdite provincën e largët Junan.

Mediat shtetërore kanë raportuar se 12 mijë ndërtesa janë shkatërruar, ndërsa 30 mijë të tjera janë dëmtuar.

Përçuesit e energjisë elektrike janë dëmtuar rëndë, ndërsa shërbimet e telekomunikimeve janë ndërprerë.

Raportohet se autoritetet i kanë dërguar më se 2500 ushtarë për të ndihmuar, dhe zjarrfikës e policë shtesë.

Pjesa jugperëndimore e Kinës shpeshherë goditet nga tërmetet.

Nga një i tillë, në vitin 2008 në Siçuan, janë vrarë afro 70 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG