Ndërlidhjet

Kinë: Arrestohen dy kanadezë për dyshime spiunazhi


Ilustrim
Ilustrim

Media kineze thonë se shteti është duke hetuar dy shtetas kanadezë të dyshuar për vjedhjen e sekreteve shtetërore, përfshir ato ushtarake të mbrojtjes kombëtare.

Agjensia shtetërore e lajmeve, Xinhua ka raportuar se dy të dyshuarit ka menagjuar një kafiteri në kufirin kinez me Korenë e Veriut.

Raporti nuk ka dhënë shumë detaje, por Ambasada Kanadeze në Pekin ka deklaruar se dy kanadezë “janë ndaluar" në Kinë dhe se janë duke mbledhur informacione të metutjeshme.

Çifti i ndaluar thuhet se kishte jetuar në Kinë që nga viti 1984, së pari duke u punësuar si mësues dhe më pas kanë hapur një dyqan në Dandong në vitin 2008.

Ndalimi i kanadezëve vjen një javë pasi Kanada tha se hakerat kinezë kanë tentuar të sulmojnë një rrjet kompjuterik të rëndësishëm shtetëror.

XS
SM
MD
LG