Ndërlidhjet

‘Rosetta’ e ka zënë kometën që e kërkonte që 1o vjet


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një pajisje evropiane në hapësirë pritet që sot të përballet me një kometë pas kërkimit për të për 10 vjet.

Për ta zënë kometën, pajisjes i janë dashur të kalojë 10 miliardë kilometra nëpër sistemin djellor.

Anija kozmike “Rosetta” e Agjencisë evropiane të hapësirës, do të bëhet pajisja e parë që ndonjëherë do jetë në kontakt me një kometë në hapësirë të thellë.

Misioni e ka për qëllim që duke zbarkuar mbi sipërfaqen e akullt të kometës, diçka që pritet të ndodhë në muajin nëntor, të mundohet të kuptojë se si është formuar sistemi jonë.

Kometat besohet se janë akuj dhe pluhur i lashtë që janë lënë në atë formë pas krijimit të sistemit tonë djellor rreth 4.6 miliard vjet më parë.

“Rosetta” është lansuar në vitin 2004 dhe ka kushtuar 1.76 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG