Ndërlidhjet

Rusi: Gazetari sulmohet gjatë protestës individuale për Ukrainën


Pamje nga St. Petersburgu në Rusi
Pamje nga St. Petersburgu në Rusi

Korrespondenti i radios moskovite Ekho, për të cilin agjencitë e lajmeve kanë raportuar se e ka mbiemrin Vesnin, është sulmuar derisa e ndiqte protestën individuale të një personi në mbështetje për Ukrainën në qytetin rus, St. Petersburg.

Sulmuesi, emri i të cilit nuk është puiblikuar, është parë duke e goditur Vesninin disa herë në duar dhe fytyrë, gjatë incidentit që ka ndodhur të shtunën.

Vesnin është dërguar në spital me ç’rast është diagnostikuar me tronditje dhe plagë të mbylluara në kokë.

Policia e ka arrestuar sulmuesin e dyshuar, por e ka liruar sot, pasi ai është akuzuar për huliganizëm të përmasave të vogla.

XS
SM
MD
LG