Ndërlidhjet

SHBA e dënon rrahjen e gazetarit të Azerbajxhanit


Ilgar Nasibov
Ilgar Nasibov

SHBA-të e kanë dënuar rrahjen e një gazetari dhe aktivisti të të drejtave të njeriut të Azerbajxhanit në enklaven Naxcivan.

Ilgar Nasibov është sulmuar nga persona të panjohur më 21 gusht derisa ishte në zyren e tij, e vetmja organizatë e pavarur e të drejtave të njeriut në krahinën Naxcivan.

Nasibov, i cili momentalisht është i hospitalizuar në gjendje të rëndë, është gjetur pa vetëdije, duke pasur traumë të rëndë në kokë, hundën e thyer, brinjë të thyer dhe humbje serioze të gjakut.

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit kërkohet që personat përgjegjës të dërgohen para drejtësisë ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë azere që të “ndërmerr hapa të menjëhershëm’ për të mbrojtur lirinë e të shprehurit, të protestës dhe bashkëpunimit.

XS
SM
MD
LG