Ndërlidhjet

Shteti Islamik ka ekzekutuar më se 160 ushtarë të Sirisë


Militantët e Shtetit Isalmik festojnë në rrugët e provincës Raqa në Siri
Militantët e Shtetit Isalmik festojnë në rrugët e provincës Raqa në Siri

Raportet nga Siria thonë se militantët e Shtetit Islamik i kanë ekzekutuar më se 160 ushtarë të qeverisë së Sirisë, të cilët ishin zënë robër gjatë betejës për bazën ajrore Tabka.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka raportuar sot se vrasjet janë kryer në provincën veriore siriane, Raqa, ku gjendet baza ajrore ushtarake.

Shteti Islamik në rrjetin Twitter ka shkruar se i ka vrarë 200 ushtarë.

Kjo informatë për këtë masakër, po bëhet në periudhën kur presidenti amerikan, Barack Obama, po e shqyrton mundësinë për lansimin eventual të sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG