Ndërlidhjet

SHBA: Senatorët kërkojnë armatimin e Ukrainës


Pamje e Komitetit të Senatit për raporte të jashtme gjatë një mbledhjeje
Pamje e Komitetit të Senatit për raporte të jashtme gjatë një mbledhjeje

Dy senatorë të lartë në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Uashingtoni ta armatos Ukrainën në luftën e saj kundër separatistëve prorusë dhe forcave ruse në pjesën lindore të Ukrainës.

Senatori Robert Menendez, demokrat nga Nju Xherzi dhe kryesues i Komitetit të Senatit pë raporte të jashtme, i tha rrjetit CNN se Ukrainës i duhen armë për ta luftuar atë që ai e quajti “pushtim” rus.

Nga ana tjetër, senatori John McCain, republikan nga Arizona, gjatë një interviste në rrjetin CBS, ka thënë se “ky nuk është inkursion, ky është pushtim” dhe është shprehur në favor të armatimit të ukrainasve për ta mbrojtur vetveten.

Administrata e presidentit, Barack Obama, refuzon që aktivitetin e Rusisë në Ukrainë ta quaj pushtim.

XS
SM
MD
LG