Ndërlidhjet

Nënat e Beslanit – akuzë për qeverinë e Rusisë në Strasburg


Pamje gjatë përkujtimit të sotëm të njerëzve të vrarë në Shkollën në Beslan para 10 vitesh

Një organizatë joqeveritare, që i përfaqëson prindërit e afro 200 fëmijëve të vrarë në shkollën e Beslanit në Rusi, para 10 vitesh, thonë se ata kërkojnë drejtësi jashtë Rusisë, meqë gjykatat në Rusi i kanë zhgënjyer ata.

Aktivistët e organizatës, Nënat e Beslanit, i thanë sot Radios Evropa e Lirë, në përvjetorin e 10-të të tragjedisë në këtë shkollë në vitin 2004, se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, më 14 tetor, do ta filloj dëgjimin e rastit të tyre kundër qeverisë së Rusisë.

Kryengritësit islamikë i kishin rrëmbyer më tepër 1,100 nxënës dhe mësues në shkollën e Beslanit, duke kërkuar tërheqjen e ushtarëve të Rusisë nga Çeçenia.

Aktivistët këmbëngulin se vendimi i zyrtarëve të Rusisë për të depërtuar me forcë në shkollë, e jo për të zhvilluar negociata, ka çuar në gjakderdhje, nga e cila janë vrarë 334 vetë, përfshirë 186 nxënës.

Zyrtarët rusë thonë se ata kanë depërtuar me dhunë pasi e kanë dëgjuar një eksplodim në shkollë.

XS
SM
MD
LG