Ndërlidhjet

Përfundon pa rezultate takimi për Ukrainën


Minsk, 1 shtator 2014
Minsk, 1 shtator 2014

Zyrtarët ushtarakë thonë se forcat e Ukrainës janë tërhequr nga aeroporti në qytetin lindor Luhansk pas përleshjeve me separatistët pro-rusë.

Zëdhënësi i ushtrisë Andriy Lysenko thotë se sot ushtarët kanë bërë një ‘tërheqje të organizuar’ nga aeroporti.


Kjo ka ndodhur pasi që zyrtarët e Ukrainës dhe të Rusisë bashkë me seperatistët rebelë dhe përfaqësues të OSBE-së kanë zhvilluar një takim në Minsk që ka zgjatur 4 orë, qëllimi i të cilit ishte për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore.

Asnjë rezultat nuk doli nga ky takim por udhëheqësi i rebelëve që ishte pjesëmarrës ka thënë se bisedimet do të rinisin më 5 shtator.

Rebelët po përleshen me forcat e Ukrainës që nga muaji pril. Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se nga ky konflikt janë vrarë më shumë se 2, 600 persona.

Ukraina dhe perëndimi po akuzojnë Rusinë që ka dërguar trupa në Ukrainë dhe se po mbështet separatistët, pretendime këto që i ka mohuar Moska.

XS
SM
MD
LG