Ndërlidhjet

Bosnjë: Arrestohen 15 vetë të dyshuar për rekrutim në Siri


Pamje nga një pjesë e Sarajevës
Pamje nga një pjesë e Sarajevës

Autoritetet e rendit në Bosnjë e Hercegovinë kanë arrestuar në orët e mëngjesit të së mërkurës 15 persona, në kuadër të përpjekjeve për të shpërndarë, siç thuhet, rrjetin e rekrutimit të luftëtarëve për Siri dhe Irak.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Kristina Jozhiq, nga Agjencia për Hetime dhe Mbrojtje [SIPA].

“Të dyshuarit po mbahen në ndërlidhje me dyshimet për financim, organizim dhe rekrutim të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës për shkuarje në Siri dhe Irak, për pjesëmarrje në konflikt të armatosur në Siri dhe Irak, për t’u rreshtuar përkrah grupeve dhe organizatave radikale terroriste”, ka thënë Kristina Jozhiq.

Aksioni është ende në zhvillim e sipër dhe ai po zhvillohet në gjithsejt 17 lokacione.

XS
SM
MD
LG