Ndërlidhjet

OKB kritikon Iranin për shkatërrim të varrezave


Varrezat Baha'i në Iran
Varrezat Baha'i në Iran

Ekspertë të OKB-së mbi të drejtat e njeriut, liritë fetare dhe çështjet e pakicave, i kanë kërkuar qeverisë së Iranit që të ndalojë shkatërrimin e varrezave Baha'í.

Garda Revolucionare në Iran ka raportuar se kanë në plan të ndërtojnë një qendër kulturore dhe sportive në vendin tek varrezat Bahá'í në Shiraz, kryeqytetin e Provincës Fars.

Kjo gardë nga muaji prill i këtij viti ka nisur shkatërrimin e varrezave.

Mbetjet që janë nxjerrë nga aty, thuhet se janë vendosur në një hendek aty pranë.

“Shkatërrimi i varrezave është e papranueshme, është dhunë dhe shkelje e lirisë fetare”, është shprehur Heiner Bielefeldt, përfaqësues special i OBK-së për liritë fetare.

XS
SM
MD
LG