Një sulmues vetëvrasës ka vrarë shefin e policisë së qarkut dhe dy roje të tij në Kandahar të Afganistanit.
Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Samim Khepolwak, ka thënë se bomba ka vrarë shefin e policisë, Abdul Hanaf, dhe rojet e tij, brenda selisë së policisë në qarkun Arghistan.
Gjashtë policë të tjerë janë plagosur në sulm.
Përgjegjësinë për të e kanë marrë talibanët.